Turqia pret nga Arabia Saudite ekstradimin e 18 të dyshuarve

Ministri i Drejtësisë së Turqisë, Abdulhamit Gül tha se pret që Qeveria e Arabisë Saudite të ekstradojë 18 shtetasit e saj të dyshuar në përfshirjen e rastit të vrasjes së gazetarit saudit Jamal Khashoggi.

“Ne presim që kërkesa për ekstradimin e tyre të zbatohet për shkak se ky incident i tmerrshëm ka ndodhur në Turqi, në Stamboll”, tha Gül para gazetarëve në Ankara.

Po ashtu Prokurorët turq do të kërkojnë ekstradimin e 18 sauditëve të dyshuar në lidhje me rastin e vrasjes së gazetarit Khashoggi.

Ministri turk i Drejtësisë tha se menjëherë pas vrasjes së Khashoggit, Prokuroria në Stamboll ka nisur hetimet lidhur me rastin, duke shtuar se provat mblidhen me kujdes shumë të madh.

“Autoritetet turke janë kompetent dhe shumë të vendosura për ndriçimin e rastit. Për këtë arsye, i gjithë opinioni ndërkombëtar pret që ky hetim dhe procedurat gjyqësore të përfundojnë në mënyrën më të drejtë të mundshme”, tha Gül.

Në fund, ai përsëriti se është shumë e rëndësishme që autoritetet saudite të bashkëpunojnë lidhur me ekstradimin e personave të përmendur nga gjyqësori turk.

Kërkesa për ekstradimin e të dyshuarve, të cilën e ka përgatitur Prokuroria në Stamboll, do të dërgohet tek autoritetet saudite në mënyrë që personat të fjalë të ekstradohet për t’u gjykuar.

Një deklaratën e Ministrisë së Drejtësisë të Turqisë theksohet se ishte bërë kërkesa për ekstradimin e 18 shtetasve të dyshuar sauditë të përfshirë në vrasjen e Khashoggit. Personat e përmendur më lartë akuzohen për “vrasje të planifikuar në mënyrë monstruoze dhe brutale”.

Gazetari dhe kolumnisti i “Washington Post”, Jamal Khashoggi u zhduk më 2 tetor pasi hyri në Konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll.

Burimet turke të sigurisë më herët konfirmuan se Khashoggi nuk është larguar nga konsullata dhe se gjatë kësaj periudhe në konsullatë kishin mbërritur 15 shtetas dhe oficerë sauditë të cilët kanë mbërritur në Turqi me avion special dhe pastaj u larguan nga Turqia.

Pas pretendimeve disa ditore se nuk dinë asgjë për fatin e Khashoggit, autoritetet e Arabisë Saudite të shtunën e kaluar në mëngjes thanë se Khashoggi u vra gjatë një grindjeje të pretenduar në konsullatë.

Hetimet për vrasjen ende vazhdojnë ndërsa detyra kryesore e hetuesve është gjetja e mbetjeve të Khashoggit dhe gjetja e përgjegjësve për vrasjen.

Burimi: AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne