Turqia reagon ndaj Greqisë për mos ekstradimin e terroristit Mehmet Dogan

Turqia deklaroi se refuzimi i ekstradimit të anëtarit (të organizatës terroriste) të DHKP/C-së, Mehmet Dogan nga ana e Gjykatës së Apelit të Athinës shkaktoi një zhgënjim të madh tek Turqia.

Në deklaratën me shkrim të bërë nga Ministria e Jashtme e Turqisë  rikujtohet se kërkesa e ekstradimit të Mehmet Dogan, anëtar i DHKP/C-së, i kapur në operacionin e 28 nëntor 2017 në Athinë, u refuzua nga Gjykata e Apelit e Athinës.

Në deklaratë theksohet se ky vendim ka shkaktuar një zhgënjim të madh dhe ky është një shembull i ri i qasjes së gjykatave greke për mbrojtjen e terroristëve.

Vendimi i gjykatës së apelit nuk përputhet me përgjegjësinë ndërkombëtare në lidhje me luftën e Greqisë kundër terrorit dhe nuk i ka hije marrëdhënieve të mira fqinjësore.

“Këtej e tutje presim që legjislativi grek ti qëndrojë larg presioneve politike dhe të marrë vendime të drejta dhe në përputhje me drejtësinë” shkruhet në deklaratën me shkrim të bërë nga Ministria e Jashtme e Turqisë .

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne