Turqia rrit me 24% shpenzimet ushtarake

Në 10 vitet e fundit Turqia e ka rritur me 65% buxhetin e saj të mbrojtjes, kur kurse në vitin 2018 ajo është renditur në vend të parë në mesin e 15 vendeve që kanë shpenzuar më shumë për mbrojtjen.

Instituti Ndërkombëtar i Studimeve për Paqen me seli në Stokholm (SIPRI) ka publikuar raportin lidhur me “Trendet e shpenzimeve ushtarake në botë 2018”.

Në vitin 2018 shpenzimet globale ushtarake arritën në 1,8 trilionë dollarë. Vendet me buxhetin më të madh të mbrojtjes janë: Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), Kina, Arabia Saudite, India dhe Franca.

Sipas raportit të SIPRI-t ShBA-ja në 2018 e rriti buxhetin e saj të mbrojtjes me 4,6% në krahasim me vitin e mëparshëm (2017). Vitin e kaluar Shtetet e Bashkuara të Amerikës shpenzuan për mbrojtjen 649 miliardë dollarë.

Në vend të dytë pas ShBA-së vjen Kina me 250 miliardë dollarë.

Kurse India i rriti shpenzimet e saj ushtarake për të njëjtën periudhë me 3,1%.

Ndërsa Arabia Saudite, Franca dhe Rusia, bënë të kundërtën në vitin 2018, ato e ulën buxhetin e mbrojtjes, përkatësisht: Arabia Saudite i uli shpenzimet me 6,5%, Franca me 1,4% dhe Rusia me 3,5%.

Shpenzimet ushtarake të Turqisë në krahasim me vitin e mëparshëm në 2018-ën u rritën me 24% dhe arritën në 19 miliardë dollarë.

Kështu Turqia është renditur në krye të listës së 15 vendeve që bënë më shumë shpenzime për mbrojtjen në botë në vitin 2018. Buxhetin e mbrojtjes këto 10 vitet e fundit Turqia e ka rritur me 65%./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne