Turqia shkatërron mbi 30 objektiva të PKK-së në Irakun verior, neutralizohen terroristë të lartë

Nëpërmjet operacioneve ajrore, forcat turke kanë shënjestruar streha terroriste në Irakun verior këtë javë, duke shkatërruar gjithsej 31 objektiva dhe duke “neutralizuar” anëtarë të lartë të grupit terrorist, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Turqisë.

“Për të neutralizuar PKK/KCK-në dhe elementë të tjerë terroristë dhe për të penguar sulmet terroriste kundër popullit tonë dhe forcave të sigurisë nga Iraku verior duke garantuar sigurinë tonë kufitare, u kryen operacione ajrore ndaj objektivave terroriste në rajonin Gara të Irakut verior më 13-15 shtator”, tha ministria në një deklaratë.

Objektivat e shkatërruara përfshijnë shpella, strehimore dhe depo të përdorura nga terroristët, tha ministria, duke vënë në dukje se disa nga këto vende mendohet se strehonin terroristë të lartë.

Ministria e Mbrojtjes nënvizoi se një numër i konsiderueshëm terroristësh u “neutralizuan” gjatë operacioneve, duke përdorur në masën maksimale municione të prodhimit vendas.

Më tej thuhet se sulmet u kryen në përputhje me “të drejtën e Turqisë për vetëmbrojtje sipas nenit 51 të Kartës së OKB-së” dhe se “u morën të gjitha masat për të siguruar që civilët e pafajshëm, elementët miqësorë, pasuritë historike dhe kulturore, si dhe si mjedisi, të mos dëmtohen”.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 35-vjeçare kundër Tirqisë, PKK – e listuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-ja dhe BE-ja – ka qenë përgjegjëse për vdekjen e më shumë se 40.000 njerëzve, duke përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja.

Terroristët e PKK-së shpesh fshihen përtej kufirit, në Irakun verior, për të organizuar sulme./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne