Turqia shpall listën e gylenistëve në SHBA, mes tyre ish shefi i CIA dhe senatori i Nju Jorkut

Prokuroria Publike e Stambollit ka nxjerë prova për 17 personalitete amerikane, mes tyre edhe politikanë, byrokratë dhe akademikë të cilët janë të lidhur me organizatën e Fetullah Gylenit, shkruan “Daily Sabah”.

Ata akuzohen edhe nga qeveria turke që tashmë e ka shpallur organizatë terroriste për inicimin e Grusht shtetit në 15 korrik. Mes tyre janë ish shefi i mëparshëm i CIA, John O. Brennan, senatori i Nju Jorkut Chuck Schumer, si dhe figura tjera të njohura në politikën amerikane si Preet Bharara, David Cohen dhe Henri Barkey.

Prokuroria krahas analizës së 15 korrikut ka analizuar edhe hyrjen e tyre në 17 korrik ku pretendohet se janë takuar me celulat e organizatës FETÖ në Stamboll.

Turqia pritet të kërkojë fletarrest ndërkombëtar për 17 personalitetet amerikane. Gjatë tentimit të Grusht shtetit në 15 korrik u vranë 249 persona dhe u plagosën mbi 2200 të tjerë./Bota sot

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne