“Turqia do të vazhdojë praninë ushtarake në Katar”

Zëvendëskryeministri i Turqisë, Numan Kurtulmuş sot në Ankara deklaroi se do të vazhdojë prania ushtarake e Turqisë në Katar si pjesë e sigurisë rajonale, raporton Anadolu Agency (AA).

“Turqia ka bazë në Katar si pjesë e sigurisë rajonale. Prania ushtarake e Turqisë në Katar do të vazhdojë”, tha zv/kryeministri i Turqisë, Numan Kurtulmuş në mbledhjen e Këshillit të Ministrave në Ankara.

Ai tha se baza e Turqisë në Katar nuk ka lidhje vetëm me sigurinë në Katar por me sigurinë e rajonit. “Nëse prania ushtarake e Turqisë lidhet me krizën politike mes Arabisë Saudite dhe Katarit, atëherë ky do të jetë një gabim i madh”, tha Kurtulmuş.

Kurtulmuş më tej lidhur me krizën në mes të Katarit dhe disa shteteve tjera arabe tha se “Nëse kjo krizë thellohet, edhe fatura e saj nuk do t’i kushtojë vetëm një shteti për të gjitha shteteve të rajonit. Nga thellimi i kësaj krize, në një apo tjetrën mënyrë do të preken të gjitha shtetet të cilat interesohen për rajonin. Është gabim që baza turke të shihet si një temë brenda krizës së Katarit. Baza e Turqisë në Katar është një temë tjetër, kurse konflikti dhe tensionet në mes të Katarit dhe Arabisë Saudite një temë tjetër”.

Ndërkaq, lidhur me negociatat për Qipron Kurtulmuş tha se “Turqia nuk do të bëjë hapa prapa në lidhje me temën e sigurisë dhe të garantimeve, para se populli turk të merret nën garanci. Nuk do ta ndryshojë pozicionimin në këtë aspekt. Kurse hartat dhe çështja e tokës mund të merren në kuadër të qëndrimeve të Turqisë për tema të garancive dhe të sigurisë. Qëndrimi i tillë i Turqisë do të vazhdojë”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne