Turqia teston me sukses raketën vendase me rreze të gjatë të veprimit (Video)

Në një komunikatë për media, Ministra e Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë njoftoi se raketa e parë vendore me rreze të gjatë të veprimit e tipit “Bora”, është testuar me sukses në qytetin Sinop të Turqisë.

“Në qytetin Bolu të Turqisë, është bërë testimi i ri i raketës vendore “Bora” me rreze të veprimit 280km. Testimi ka qenë i suksesshëm dhe është kryer në Detin e Zi. Turqia tani është në gjendje për të prodhuar raketën e saj dhe jemi krenar për këtë”, shkruan në komunikatë.

Raketa “Bora” e zhvilluar nga ana e kompanisë turke ROKETSAN është e diametrit 610mm, ndërkaq peshon 2500kg.

Testata e raketës peshon 450kg ndërkaq raporti i shmangies është më pak se 50m.

Sistemi zbaton me sukses taktikën “qëllo dhe ndrysho pozicionin”.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne