Turqia u përgjigjet sulmeve të PKK/YPG-së në veri të Sirisë

“Brenda zonës së veprimit të vetëmbrojtjes, iu dha përgjigjja e nevojshme provokimeve/sulmeve që organizata terroriste PKK/YPG kreu me mortaja dhe të shtëna artilerie kundër elementëve tanë në jug të Tell Abyadit”, bëri të ditur Ministria e Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë përmes një postimi në rrjetin social “Twitter” të shtunën.

T.C. Millî Savunma Bakanlığı

@tcsavunma

Within the scope of self-defense, the required response was given to the harassment/attacks that the terrorist organization PKK/YPG carried out with mortars and artillery shots against our elements in the south of Tal Abyad.

Embedded video

186 people are talking about this
Turqia filloi më 9 tetor Operacionin “Burimi i Paqes” për të eliminuar terroristët në lindje të lumit Eufrat në mënyrë që të sigurojë kufijtë e saj, të ndihmojë në kthimin e sigurt dhe vullnetar të refugjatëve sirianë dhe të garantojë integritetin territorial të Sirisë.

Ankaraja arriti dy marrëveshje të ndara me Uashingtonin dhe Moskën muajin e kaluar, sipas të cilave ajo ra dakord të ndërpriste operacionin e saj për të mundësuar tërheqjen e terroristëve të PKK/YPG-së nga zona e sigurt e planifikuar, ku Turqia dëshiron të riatdhesojë miliona refugjatë sirianë që aktualisht i strehon në territorin e saj.

Në fushatën e saj terroriste mbi 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK-ja, e cilësuar si organizatë terroriste nga Ankaraja, Uashingtoni dhe Brukseli, është përgjegjëse për vdekjen e rreth 40 mijë njerëzve, përfshi këtu shumë gra, fëmijë dhe foshnja. YPG-ja është dega siriane e PKK-së./Trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne