Turqia, vend me pasuri kulturore botërore

Ministri turk i Kulturës dhe Turizmit, Numan Kurtulmus, që ka inspektuar në fundjavë qytetin antik të Pergës në Antalia, është shprehur se ky sit arkeologjik duhet të hapet me botën.

Pasi ka tërhequr vëmendjen se qyteti antik i Pergës është një vend i mrekullueshëm pavarësisht se deri më sot është zbuluar një pjesë shumë e vogël e tij, Kurtulmus ka theksuar se në këtë qytet antik vijojnë njëkohësisht gërmimet arkeologjike dhe restaurim-konservimi i objekteve historike.

“Ky qytet është këtu që prej mijëvjeçarit të 4-t p.e.s. Mbi të janë bërë ndërtime shtesë gjatë periudhës helenistike dhe asaj romake. Në asnjë vend tjetër të botës nuk ka një pasuri të tillë. Por një detyrë shumë e madhe për të rritur vetëdijen dhe ndërgjegjësimin rreth Pergës bie gjithashtu mbi supet e operatorëve tanë turistikë. Antalia ka një potencial turistik të jashtëzakonshëm dhe shumë i madh është po ashtu akumulimi i përvojës e njohurive të këtij sektori”, ka nënvizuar ministri turk i Kulturës dhe Turizmit./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne