Shqiperia

Tv Ora fiton betejën, zhbëhet vendimi i ISHSH, vijon ankimimi për prishje imazhi

Inspektorati Shëndetësor Shëndetësor Tiranë ka tërhequr kërkesën për mbylljen e televizionit Ora. Tashmë me këtë revokim pritet që dhe inspektorati epror të marrë të njëjtin vendim. Ndërsa televizioni do të vazhdojë betejën në gjykatë si dhe betejën për të sjellë lajmin e fundit si dhe për të qenë sa më pranë të vërtetës

Për dy ditë më rradhë në javën e shkuar ISHSH ushtroi presion ndaj Tv Ora duke konkluduar dhe me vendimin për mbylljen e televizionit me argumentin se kishte lejuar debatet në studio.

Pa asnjë kontroll në terren dhe me fotografi të bëra vetëm përmes kompjuterit, ISHSH arriti në konkluzionin se u bënë shkelje të rregullores së parandalimit të Covid 19. Në fakt të ftuarit në emisionet e Artur Zhejit, të Sonila Meços dhe Dritan Hilës në të gjithë rastet kanë qëndruar mbi 2.5 m larg.

Kërkesa e ISHSH solli një reagim të fortë të gazetarëve brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Të shumta ishin dhe institucionet ndërkombëtare që shprehën solidaritet me Tv Ora.

Pas shqyrtimit të dokumentacionit Tv Ora ankimoi vendimin, I cili tashmë ka marrë mbështetjen e parë dhe nga inspektorati rajonal.

ISHSH Tiranë pas shqyrtimit të materialit arriti në vendimin për revokimin e plotë të masës. Tashmë pritet konkluzioni prej inspektoratit shëndetësor qëndror si organ epror, I cili do të duhet tashmë të tërhiqet nga kërkesa për mbylljen e televizionit.

Ndërsa TV Ora do të vazhdojë rrugën ligjore në gjykatë si në rastin e padisë për dëmtimin e rëndë të imazhit por dhe për të dhënë drejtësi për ata që shkelën ligjin.

E sigurisht do t’i qëndrojmë besnik shikuesit për të sjellë sa më pranë të vërtetën por dhe të mbështesim demokracinë./tpz

OPINIONE

INTERVISTA