U akuzua për përhapje paniku, historiani tregon dy qëllimet në reagimet e tij

Historiani Olsi Jazexhi i cil u akuzua për përhapje paniku nga antiterrori në një lidhej me Skype për televizionin Fax News ka sqaruar se pse është akuzuar për një vepër të tillë.

Ai e quan këtë një sulm politik nga ana e qeverisë Rama ku tha se nuk kishte bërë asnjë shkelje ligjore dhe se postimet e tij në rrjetet sociale janë keqkuptuar.

Ai pranoi se ka qenë aktiv me postime në Facebook dhe me video në kanalin e tij në You Tube por qëllimi i këtyre postimeve ka qenë vetëm informacioni dhe solidarizimi për sa i përket pandemisë globale.

Jazexhiu akuzoi kryeministrin Rama se ka kapur çdo pushtet dhe se demokracia dhe liria në Shqipëri nuk egzistojnë.

Historiani tha kishte informacion se çfarë është kjo sëmundje pasi një gjë të ngjashme e kishte përjetuar edhe në Malajzi kur kishte qenë student duke lënë të nënkuptohet se me postimet e tij ka pasur qëllim vetëm informacionin ndryshe nga Rama që përhap panik tha ai.

/faxnews

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne