U akuzua për sulme terroriste në Itali, policia franceze konfirmon për Bardhyl Hoxhën: Nuk ka asnjë hetim (SHQIPTARI PADIT MEDIAT PËR LAJM TË RREMË)

Policia franceze e qytetit të Nancy-t konfirmon se ndaj shqiptarit të akuzuar për planifikim të sulmeve terroriste në Itali, Bardhyl Hoxha nuk ka asnjë akuzë ligjore të ngritur ndaj tij.

Edhe avokati francez i Bardhyl Hoxhës, Nicolas Broville zbulon për ‘’Ora Neës’’ se ndaj klientit të tij nuk ka nisur asnjë hetim nga drejtësia franceze. Ndërkohë, ai premton se do të padisin të gjitha mediat shqiptare dhe italiane për përhapje të lajmit të rremë.

‘’Ne thjesht njoftuam prokurorin publik se Hoxha ishte në dispozicion të gjykatës. Asnjë proces gjyqësor nuk është hapur në Francë. Ne do t’i padisim për shpifje të gjitha mediat, shqiptare dhe italiane, që përhapën këtë lajm të rremë’’, u shpreh Broville.

Hoxha u paraqit dy ditë më parë në Policinë e Nancy-t ku kreu të gjitha verifikimet ligjore.

Mediat italiane raportuan se shërbimi sekret dhe anti-terrori zbuluan një plan për organizimin e një sulmi terrorist në Itali nga Bardhyl Hoxha dhe Bujar Hysa. Më pas vetë Hoxha deklaroi se jeton prej 18 vitesh në Francë dhe nuk ka asnjë lidhje me terrorizmin. Nga ana tjetër, Bujar Hysa po vuan në Shqipëri dënimin me 18 vite burg për lidhje me celula terroriste./ newsbomb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne