Para se të bëhet vonë, largohuni nga Jemeni!

Ky ishte paralajmërimi i fundit i Sanasë ndaj Sudanit duke kërkuar largimin e këtij vendi nga koalicionit agresor i Arabisë Saudite ndaj popullit jemenas.

Gazeta libaneze “Al-Akhbar” sot në një editorial të saj nga autori Rashid Al-Hadad, ka shkruar: “Sana eedhe një herë ka kërkuar nga qeveria e Khartumit që të tërheqë forcat e saj nga lufta e Jemenit. Ky mund të jetë paralajmërimi i fundit i forcave të Jemenit sidomos kur merret parasysh fakti se forcat e armatosura të Jemenit po vëzhgojnë nga afër bazën e forcave të Sudanit që me para po luftojnë në favor të Arabisë Saudite”.

Jahja Sari’a, zëdhënësi i ushtrisë së Jemenit, për herë të parë konferencën e tij për shtyp ia ka kushtuar deklaratave në lidhje me forcat sudaneze. Ekspertët këtë çështje e konsiderojnë si paralajmërim i fundit ndaj qeverisë së Sudanit për t’i dhënë fund pjesëmarrjes në koalicionin agresion të Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara Arabe. Sana besojnë se vazhdimi i pjesëmarrjes së Sudanit në këtë koalicion është vetëm në kuadër të politikave agresore.

Jahja Sari’a në konferencën për shtyp dy ditë më parë ka njoftuar për shtimin e humbjeve të forcave sudaneze dhe ka thënë: “Që nga fillimi i luftës e deri më tani janë sulmuar mbi 8000 forca të Sudanit dhe janë vrarë 4253 ushtarë sudanezë në luftën e Jemenit”. / PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne