U arrestua me grupin e ‘Zogut të Tiranës’ për prostitucion, jetimja tregon historinë tragjike të familjes

Dy vajza të moshës 20 e 32 vjeç, banuese në Tiranë, të dyshuara për ushtrim të “Prostitucionit”, janë duke u hetuar në gjendje të lirë nga Prokuroria e Tiranës, në kuadër të operacionit “YOUR TURN”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shfrytëzimit për prostitucion.

Njëra prej tyre, pas arrestimit nga policia, me dëshimë e saj i ka dhënë ndihmë hetuesve, pasi ka treguar emra konkretë që janë të përfshirë në skemën e prostitucionit në kryeqytet.

Vajza me inicialet D.M. ka treguar se marrëdhëniet seksuale i kryente në këmbim të parave, madje deklarata e saj ka qenë e kundërt me atë të Hermes Nikajt. Ajo ka treguar se klientët me të cilët shkonte për marrëdhënie intime ia gjente “Zogu i Tiranës”.

Sic mëson “Panorama”, e reja në dëshminë e saj, ka treguar se në familjen e saj ka edhe një histori të trishtë. Ajo ka mbetur jetime pasi babai i ka vrarë nënën./ tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne