U arrestua me urdhër të SPAK, kryebashkiaku Erion Veliaj dërgohet tek blloku i sigurisë te “Mine Peza”

Kryebashkiaku Erion Veliaj është dërguar tek blloku i sigurisë te “Mine Peza” pasi u shoqërua nga oficerët e BKH-së nga ambientet e Bashkisë Tiranë. Pritej që Erion Veliaj të dërgohej në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, por mësohet se është shoqëruar në Bllokun e Sigurisë tek “Mine Peza”.

Gjithashtu është lëshuar urdhër arresti për bashkëshorten e kryebashkiakut, Ajola Xoxa. Ndaj saj është caktuar masë sigurie “arrest shtëpie”, por mësohet se Ajola Xoxa ndodhet jashtë vendit.

Bashkëshortja e kryebashkiakut rezulton se ka dalë jashtë Shqipërisë më datën 8 Shkurt dhe ka udhëtuar drejt Romës./gazetaimpakt