Shqiperia

U arrestua nga Eugen Beci me pretendimin për terrorizëm, reagon ish-deputeti: u mbars mali polli një mi

Muslimani Erzen Uka është një ish-komando i ushtrisë, i cili ka shërbyer në Irak dhe Afganistan por që u arrestua nga zyra e Antiterrorit në Policinë e Shtetit dhe prokurori Eugen Beci, si person i dyshuar “me prirje radikale që ka nxitur urrejtje me qëllim kryerjen e veprave terroriste”, e gjitha kjo padrejtesishte vetem se mbante mjeker dhe ju bente stervitje femijeve te tij.

Lidhur me këtë arrestim ka reaguar edhe ish-deputeti demokrat, Edmond Spaho i cili shprehet se me shumë gjasa kjo do të përfundojë sipas tij në “u mbars mali polli një mi”.

“Si shumë veprime të tjera të policisë së shtetit, nga çka na ofruan si fakte, me shumë gjasa kjo do përfundojë u mbars mali e polli një mi”.

Spaho duke folur për shoqërimet e protestuesve nga ana e policisë, shkruan më tej në rrjetet sociale se arrestojnë të pafajshëm, madje i mbajnë sipas tij lidhur me pranga edhe kur janë në spital.

“Policia dhe zgjatimi i saj në prokurori janë të aftë të arrestojnë protestues të pafajshëm madje ti mbajnë lidhur me pranga kur janë në spital. Policia e Leshit le të arrestojë ata që kanë grabitur katër herë paratë në Rinas, të arrestojë bandat që vrasin e presin në Shkodër, të arrestojë zarbot e pushtetarëve në Elbasan që kanë marrë peng prej vitesh këtë qytet”, shkruan Spaho në reagimin e tij./ Gazeta Impakt

OPINIONE