U arrestuan për korrupsion, GjKKO lë në burg drejtorin e Tatimeve në Korçë dhe specialistin e regjistrimit

Gjykata e Posacme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar sot masat e sigurisë për drejtorin e Tatimeve në Korcë, Thoma Tontonozi dhe specialistin e regjistrimit, Stjuart Bardhoshi. Me vendim të Gjykatës së Posacme, dy zyrtarët do të qëndrojnë në arrest me burg me akuzën e korrupsionit.

Thoma Tontonozi dhe Stjuart Bardhoshi, u arrestuan dy ditë më parë nën akuzën e korrupsionit në kuadër të operacionit të koduar “Tatimi”.

Hetimet për këtë procedim penal janë kryer nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Korçë, për një muaj nën drejtimin e Prokurorit të çështjes dhe gjatë finalizimit të operacionit. Gjatë operacionit për arrestimin janë gjetur dhe sekuestruar një sasi vlere monetare dhe dokumentacion që vërteton implikimin e dy punonjësve në veprimtari korruptive.

Këta shtetas kundrejt rryshfetit u premtonin disa subjekteve për të mos ushtruar kontroll të thelluar për konstatimin e shkeljeve apo shmangieve të detyrimeve tatimore./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne