Berlin, protesta kundër masave shtrënguese të pandemisë

Dhjetëra mijëra njerëz po marrin pjesë në protestën në Berlin kundër masave kufizuese të pandemisë së koronavirusit pasi një gjykatë rrëzoi ndalimin e lëshuar nga autoritetet në kryeqytetin gjerman.

Autoritetet rajonale të Berlinit tentuan të ndalojnë protestën duke u thirrur në tubimet e mëparshme të këti muaji ku nuk janë respektuar rekomandimet për parandalimin e përhapjes së virsuit.

Organizatorët e protestës apeluan vendimin dhe ia arritën qëllimit duke e anuluar atë.

Qeveria gjermane ka lehtësuar masat restriktive që nga fundi i prillit, por rregullat e distancës sociale mbeten në fuqi, si dhe mbajtja e maskës në trasportin publik dhe në dyqane.

Lufta e Gjermanisë kundër koronavirusit konsiderohet relativisht e suksesshme./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne