Një i ri shqiptar 26-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht në Britani. Kjo pasi pësoi një atak kardiak.
Bëhet fjalë për Franci Çokun, 26-vjeç i lindur në Divjakë kishte rreth një muaj që ishte larguar në Angli në kërkim të një jete më të mirë ndërsa ka gjetur vdekjen në mënyrë tragjike.
Mediat raportojnë se Franci ishte pa dokumente dhe u pikas nga autoritetet angleze, të cilat u vunë në ndjekje të 26-vjeçarit.
Mësohet se ai ishte duke u kthyer nga puna dhe para se të arrinte në shtëpi, i riu shqiptar pësoi atak kardiak që i kushtoi jetën.