Shqiperia

U kapën me 8 mln paund drogë, 2 shqiptarët presin dënimin

Dy shqiptarë janë shpallur fajtorë pasi akuzohen për trafik droge. Haxhi Shehu, 34 vjeç dhe Fitim Prenci, 39 vjeç me banim në Newlands Street, akuzohen për posedim të 81 kg kokainë

Disa muaj më parë ata u ndaluan pasi gjatë kontrollit në makinë iu gjetën 79 kg kokainë të vendosura në 4 çanta të mëdha. Një tjetër çantë dhe një sasi e madhe parashë kesh u gjetën gjatë kontrollit të banesës.

“Met.co.uk” shkruan se droga nëse do të hidhej  në treg do të sillte një përfitim prej 8 milionë paund.

“Ishte një operacion i shpejtë falë të cilit policia arriti të heqë nga tregu një sasi të madhe kokaine” u shpreh Liam Hurley, një dedektiv policie.

Burimi: BalkanWeb

 

OPINIONE