Shqiperia

E rëndë/ Dogji pa dashje ullishtat në Lushnjë, vetëhelmohet gruaja

Një 55-vjeçare në Lushnjë është vetë helmuar duke pirë fostoksinë, në kushte të tronditjes psikike. Gjithçka ndodhi pasi gruaja i kishte vënë flakën mbeturinave në oborrin e saj, dhe nga përhapja e tyre ishin djegur ullishtat e fqinjëve.

Flakët vazhduan 24 orë dhe dogjën dhjetëra hektarë ullishte. E prekur në sedër dhe mbase e frikësuar nga konflikti që mund të lindte me fqinjët, 55-vjeçarja Dallëndyshe Blliku i dha fund jetës në banesën e saj në fshatin Garunjë të Lushnjës.

Sipas bashkëshortit Bujar Blliku, gruaja u vetëhelmua pak para se policia t’i shkonte në shtëpi për t’i marrë deklaratën.

Edhe pse 55-vjecarja u dërgua me urgjencë në spitalin e Lushnjës nuk mundi të mbijetojë.

Burimi: BalkanWeb

OPINIONE