U liruan të akuzuarit e rastit “Monstra” pas 5 viteve burg

Pas pesë viteve burg, mbrëmjen e djeshme u liruan në paraburgim shtëpiak të akuzuarit e rastit “Monstra”.
Sami Luta doli nga burgu i Shutkës, ndërsa Agim Ismailloviq dhe Haki Aziri lanë burgun e Idrizovës, për tu kthyer në shtëpitë e tyre, edhe pse në paraburgim shtëpiak dhe jo në liri të plotë.

Mirëpo shpresa për ta fituar lirinë tek ata tani më vetëm se është rritur edhe më shumë, dhe sic u shprehën edhe vet ata e vërteta për rastin e Smillkovës një ditë do të del në sipërfaqe.
“Është një gëzim për familjen. Me këtë ditë të sodit u dëshmua pafajësia jonë. Edhe njëherë gjithë shqiptarëve që na përkrahën, merita është e tyre”, tha Sami Luta, raporton SHENJA.
Poashtu edhe Haki Aziri dhe Agim Ismailoviq falënderuan gjithë ata që i kanë përkrahur dhe besuar në pafajësinë e tyre.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne