U rrëzua aksidentalisht nga karroca, ndërron jetë 58- vjeçari në Fier

Një 58- vjeçar ka gjetur vdekjen pasi është rrezuar nga një karrocë që tërhiqej nga një kafshë.

Policia informon se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm dhe F.L, ishte duke lëvizur me këtë karrocë.

Por ndërkohë, sipas të dhënave zyrtare njoftohen se ngjarja ka qenë aksidentale dhe F.L, pas rrëzimit ka gjetur vdekjen.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Fier

Informacionin paraprak

Sot rreth orës 07:15, në fshatin Frakull e Vogël, Fier, shtetasi F. L., 58 vjeç, ka qënë duke lëvizur me karrocë që tërhiqej nga një kafshë pune, nga e cila dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht dhe ka gjetur vdekjen.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e plotë të ngjarjes./W

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne