U sulmua nga rebelët Houthi, anija e fundosur në Detin e Kuq përbën rrezik mjedisor dhe lundrues. Ja arsyeja

Anija britanike Rubymar, e cila u mbyt në Detin e Kuq pasi u sulmua nga rebelët Houthi të Jemenit, përbën një rrezik mjedisor dhe lundrues, paralajmëroi sot Komanda Ushtarake Amerikane për Lindjen e Mesme (CEMTCOM).
Anija e ngarkesave Rubymar me flamurin e Belizes, e regjistruar në Britani dhe kompania e saj e menaxhimit me bazë në Liban, u mbyt të shtunën së bashku me ngarkesën e plehrave që po transportonte pasi u godit nga dy raketa Houthi më 19 shkurt.

Nga sulmi nuk pati viktima në mesin e ekuipazhit. “Përafërsisht 21,000 tonë plehra me bazë amoniaku të bartura nga anija përbëjnë një rrezik mjedisor në Detin e Kuq,” -tha CENTCOM në një deklaratë. “Pas fundosjes, anija paraqet rrezik përplasjeje nënujore edhe për anijet e tjera që kalojnë nëpër këtë rrugë detare të ngarkuar,”, thuhet në reagim.

Anija u braktis pasi u godit nga raketa ndërsa ishte, sipas agjencisë së sigurisë detare UNMTO, 35 milje detare nga porti i Jemenit. Nga ana e tij, Ali al-Shawalmih, drejtor i Shkencave Detare në Universitetin e Jordanisë, vuri në dukje se “një plan emergjence duhet të hartohet nga vendet e Detit të Kuq për të përcaktuar axhendën e monitorimit të zonave të ndotura në këtë zonë”./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne