Huthijtë: Do të godasim anglo-amerikanët deri në ndalimin e gjenocidit izraelit në Palestinë!

Duke shpërfillur vendimin e përkohshëm të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, Izraeli po i vazhdon sulmet e tij në Rripin e Gazës, ku të paktën 30.410 palestinezë janë vrarë, kryesisht gra dhe fëmijë, dhe 71.700 janë plagosur që nga 7 tetori. Situata është e rëndë por SHBA edhe pse po përballen me protesta të njëpasnjeshme po e mbështesin në këtë genocid Izraelin. Huthët e Jemenit janë kundër këtij genocidi dhe janë zotuar që do të sulmojnë dhe godasin anijet me destinacion Izraelin.

Huthët e Jemenit, të përkrahur prej Iranit, janë zotuar të dielën se do të vazhdojnë të shënjestrojnë anijet britanike në Gjirin e Adenit, pas fundosjes së anijes Rubyamar, në pronësi të Mbretërisë së Bashkuar. Ushtria amerikane ka konfirmuar të shtunën që anija britanike është fundosur pasi është goditur prej raketave të nisura prej militantëve të Huthëve më 18 shkurt.

“Jemeni do të vazhdojë të fundosë më shumë anije britanike dhe çdo dëm do të shtohet në faturën e Britanisë”, ka thënë Hussein al-Ezzi, zëvendësministër i Qeverisë së udhëhequr prej Huthëve, në një postim në X. “Është një shtet mashtrues që sulmon Jemenin dhe është partner me Amerikën në sponsorimin e krimeve kundër civilëve në Gazë”.

Militantët e Huthëve kanë nisur vazhdimisht dronë dhe raketa kundër anijeve komerciale ndërkombëtare prej nëntorit të vitit të kaluar, duke thënë se sulmet janë shenjë solidarizimi me palestinezët që po përballen me ofensivën izraelite në Gazë. Sulmet e tyre në Detin e Kuq e kanë çrregulluar transportin e mallrave, duke detyruar shumë kompani që të bëjnë rrugë shumë më të gjatë dhe më të kushtueshme nëpër jugun e Afrikës, dhe kanë rritur shqetësimet se lufta Izrael-Hamas mund të përhapet edhe më tej në Lindjen e Mesme. Shtetet e Bashkuara dhe Britania kanë nisur të sulmojnë shënjestrat e Huthëve në Jemen, qysh prej janarit, si shenjë hakmarrjeje për goditjen e anijeve të tyre në Detin e Kuq./gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne