“Gërdeci”/ Mediu kërkoi marrjen e dëshmive të pesë amerikanëve me video-konferencë, GJKKO rrëzon kërkesën

GJKKO ka rrëzuar kërkesën e avokatëve të Fatmir Mediut për marrjen në pyetje të pesë dëshmitarëve amerikanë me videokonferencë.

Dëshmitarët amerikanë do të merren në pyetje nga agjentët e FBI-së, ku i pranishëm do të jetë edhe avokati i Mediut.

Kujtojmë se avokatët e Mediut kërkuan që pyetja e pesë amerikanëve të bëhet përmes videokonferencës, pasi kjo sipas tyre, do të ishte në të mirë të procesit dhe do të ndihmojë në zbardhjen e së vërtetës.

Ndërkohë, deputeti Fatmir Mediu nuk është sot i pranishëm në sallën e gjyqit, pasi po merr pjesë në seancën e Kuvendit./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne