Gazetarët protestë: Jemi intimiduar me mesazhe personale nga të zgjedhurit

Gazetarët janë mbledhur në protestë para Kuvendit, për lirinë e medias, në prag të Ditës Botërore e Lirisë së Shtypit. Gazetari Isa Myzyraj u shpreh se është e paimagjinueshme të intimidohen nga politika.

“Gazetaria në Shqipëri është e mbushur me problematika, që nisin nga redaksia deri te përballja me politikën dhe institucionet.

Gazetarëve u është dërguar mesazhe personale nga persona të zgjedhur. Është e pamiagjinueshme që një i zgjedhur të shkruajë një mesazh personal dhe të intimidohemi. Dita e sotme duhet të jetë alarm”, tha Myzyraj./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne