Sapo ka mbërritur në Frakull të Vogël nga Hamburgu, trupi i pajetë i 33-vjeçarit Dritan Lalaj.
Falë kontributit të shqiptarëve të Gjermanisë dhe banorëve të fshatit, prurja e trupit u mundësua pranë babait të tij, i cili apeloi dëshpërimisht në media të shihte trupin e djalit të vetëm për herë të fundit dhe për ta përcjellë me të gjitha nderimet për në banesën e fundit.
Sipas ekspertizës mjeko- ligjore gjermane, i riu i ka dhënë fund jetës i vetëvarur në banesë, ndërsa më herët kishte tentuar vetëvrasjen me thikë./BW