Trupi i Selatin Janjevës, biznesmeni shqiptar nga Kosova i cili u vra mbrëmë në Novi Pazar të Serbisë, është sjellë në Kosovë.
Pronari i kompanisë turistike “Selo Tours” do të përcillet sot në orën 17:00, për në banesën e fundit në varrezat e qytetit në Prishtinë.
52-vjeçari nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve në natën e mbrëmshme tragjike, ku i plagosur mbeti baxhanaku i tij.
Pamjet e ekzekutimit
Rezultatet e para të hetimit tregojnë se dikush qëlloi me armë duke e plagosur në këmbë, e më pas një person i paidentifikuar e vrau Selatin Janjevën.
Pas publikimit të lajmit, kanë nisur edhe reagimet e familjarëve, të cilët kanë konfirmuar edhe vdekjen e Janjevës.
“Dheu qoftë i lehtë për ty, Agj”, shkruan nipi i tij teksa ka shpërndarë lajmin për vdekjen e xhaxhait të tij në rrjetet sociale.
/tpz