SHBA-ja e ndjekur nga Izraeli, kanë dalë nga UNESKO, duke cituar qëndrime pro-palestineze që gjoja gjenden brenda agjencisë. Kohët e fundit, Uashingtoni ka qenë i prirur për të hedhur poshtë çdo marrëveshje dhe institucion që supozohet se dëmton interesat e tij
Vendimi i SHBA-së hyri në fuqi të hënën vonë, i pasuar nga Tel Avivi që në ditën e parë të vitit 2019. Tërheqja e SHBA-së dhe Izraelit nga UNESCO nuk është aspak dicka befasuese, pasi që të dy kanë pasur tensione të gjata me agjencinë. Masa e Uashingtonit u bë publike në tetor 2017, kur njoftoi tërheqjen, duke cituar “shqetësimet në rritje lidhur me detyrimet e papaguara në UNESCO, nevojat për reforma themelore në organizatë dhe vazhdimin e paragjykimeve anti-izraelite në UNESCO”.
Një vlerësim i ngjashëm u nxorr edhe nga zyrtarët izraelitë, të cilët kanë bërë vazhdimisht akuza kundër trupit kulturor të OKB-së.
“Është i korruptuar dhe i manipuluar nga armiqtë e Izraelit dhe vazhdimisht e diskriminon shtetin hebre. Ne nuk do të vazhdojmë të jemi anëtar i një organizate që vepron qëllimisht kundra nesh,” tha të hënën ambasadori izraelit në OKB Danny Danon për The Times of Israel.
Largimi nga çdo organizatë ndërkombëtare që nuk i shërben interesave amerikane dhe kryesisht Izraelit, duket se është jetë një trend i Uashingtonit nën administraten Trump.
Në maj të vitit 2018, Presidenti Donald Trump e nxorri SHBA-në nga Marrëveshja e Përbashkët e Planit të Veprimit (JCPOA) me Iranin, duke cituar të “metat” e marrëveshjes dhe duke hapur rrugën për vendosjen e sanksioneve. Ndërsa lëvizja alarmoi kombet evropiane, të cilat u përpoqën por që në fund dështuan për të ndaluar SHBA-në që të lërë marrëveshjen, vendimi u përshëndet me entuziazëm nga zyrtarët më të lartë izraelitë.
Në qershor të vitit 2018, Shtetet e Bashkuara u tërhoqën gjithashtu nga Këshilli i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut. Ambasadorja e atëhershme amerikane në OKB Nikki Haley e quajti atë një “organizatë hipokrite dhe vetë-shërbyese” që shfaq “armiqësi të pafundme ndaj Izraelit”. Shefi i të drejtave të njeriut, Zeid Ra’ad al-Hussein, e përshkroi tërheqjen e SHBA-së si “lajm zhgënjyes dhe jo vërtet të habitshëm”. Vendimi u lavdërua përsëri nga Tel Avivi.
Vendimi për të lënë UNESKO-n si dhe organet e tjera ndërkombëtare, ka të ngjarë të kthehet mbrapsht pasi Trump të largohet nga zyra, tha për RT ish-ambasadori i SHBA-së Peter Galbraith në Kroaci, duke shprehur dyshime lidhur me rizgjedhjen e presidentit në vitin 2020.
“Ky është një hap krejtësisht politik. Duhet të theksohet se ironia e kësaj është se këto institucione, Kombet e Bashkuara, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë dhe Këshilli për të Drejtat e Njeriut, u krijuan nga Shtetet e Bashkuara dhe tani ata tërhiqen.”
Deri më tani, administrata Trump ka shprehur gatishmërinë për të qëndruar e angazhuar në UNESCO si një “shtet vëzhgues” jo anëtar.
Megjithatë, mbetet në pyetje nëse lëvizja e Trumpit për t’u tërhequr është e përkohshme, pasi ajo në të vërtetë është në përputhje me politikat e paraardhësve të tij. Në vitin 2011, SHBA dhe Izraeli ndaluan pagesat e tyre ndaj UNESCO-s pasi Palestina u votua si shtet anëtar. Në vitin 2013, Uashingtonit dhe Tel Avivit ju hoqën të drejtat e tyre të votimit si shkak i detyrimeve të papaguara./rt/Gazeta Impakt