Uashingtoni po përdor mbulimin ligjor për të fshehur banditizmin ekonomik

nga Finian Cunningham.

Arrestimi i zhurmshëm i një drejtueseje të lartë të telekomit kinez në Kanada në emër të SHBA-së u shoqërua me pretendime të paqarta ligjore. Megjithatë përfundimi është i qartë; SHBA po abuzon me procesin ligjor për të ndjekur interesat e saj ekonomike në një mënyrë të paligjshme.

Ky sjellje prej të forti nga SHBA është duke e minuar ligjin ndërkombëtar dhe po e çon atë në kaos. Diktati i rrezikshem dhe mosperfilles i njëanshëm i amerikanëve është i paqëndrueshëm dhe rrezikon një luftë të pashmangshme me cilindo individ, shtet dhe në cdo moment.

Zemërimi i Kinës me zenken e fundit ligjore rezonon me veprime të ngjashme fyese kundër SHBA-së prej Rusisë, Iranit, Venezuelës dhe madje edhe aleatëve amerikanë në Evropë, dhe shkaku kryesor mbetet arbitrariteti i njëanshëm i Uashingtonit.

SHBA po sillet si një shtet bandit, duke i imponuar kërkesat e veta pasi i sheh të arsyeshme për avantzhet e saj të supozuara – nën mbulesën e ndershmërisë ligjore.

Paraburgimi i Meng Wanzhout më 1 dhjetor, ndërsa po hipte në një fluturim komercial nga Vankuveri, u krye nga policia federale kanadeze në emër të autoriteteve amerikane. Nuk ishte aspak e qartë se me çfarë baze ligjore Meng u vu në pranga. Një seancë gjyqësore e kësaj javë në Vankuver konfirmoi se akuzat kishin të bënin me akuzat amerikane se zyrtari kryesor financiar i gjigantit kinez Huawei dyshohej se kishte shkelur sanksionet amerikane ndaj Iranit.

Megjithatë, siç shpjegon edhe eksperti ligjor kanadez Christopher Black, shkeljet e supozuara të sanksioneve, që pretendohen nga Shtetet e Bashkuara, nuk ekzistojnë në të drejtën e ligjit ndërkombëtar. Sanksionet amerikane kundër Iranit – ashtu të diskutueshme siç janë – janë çështje që u takojnë vetëm gjykatave amerikane. Ato nuk kanë imponime në territoret e huaja dhe në shtetet sovrane si Kina dhe Kanadaja që kanë marrëdhënie diplomatike. Sanksionet ndërkombëtare mund të implementohen dhe zbatohen vetëm nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së.

Prandaj, sipas Blackut, zbatimi i ligjit kanadez në emër të SHBA-së për arrestimin e drejtoreshës ekzekutive të Huaweit është i paligjshmëm.

Përveç kësaj, Black beson se pretendimet e sanksioneve lidhur me Iranin dhe Huawein nuk janë motivet e vërteta.”Huawei është një konkurrent kryesor global i kompanive të telekomunikacionit amerikan. Ajo që po bën SHBA është se po përdor mekanizma legjore për të nxjerrë jashtë ligjit Huawein dhe konkurrentët të tjerë kinezë si ZTE, ” tha ai në një intervistë me email.

 

 

Këtë javë presidenti Donald Trump tha për Reuters se ai ishte i përgatitur të nderhynte personalisht në çështjen Meng “nëse ajo ndihmonte marrëdhëniet tregtare SHBA-Kinë”. Kjo tregon se ekzekutivi kinez është duke u përdorur si peng në luftën tregtare midis Uashingtonit dhe Pekinit.

Për disa muaj me radhë, qeveria amerikane dhe burimet e saj mediatike kanë përhapur pretendime të frikshme se teknologjia kineze po paraqet një kërcënim për sigurinë kombëtare duke prezantuar fshehurazi softuerë spiunë në shtëpi dhe biznese. Kina i ka mohuar me forcë pretendimet duke i quajtur absurditete provokues. Gjithashtu edhe firmat amerikane të telekomunikacionit si Apple, të cilat prodhojnë produkte në Kinë, kanë ardhur me qendrimin se i refuzojne në mënyrë kadegorike pretendimet që burojnë nga Uashingtoni për qeverinë kineze.

Duket e qartë se ky sfond i propagandës komerciale anti-Kinë ka për qëllim diskreditimin dhe heqjen dorë prej firmave kineze të telekomit nga SHBA-ja dhe tregjet e tjera. Për shembull, telefonat Huawei tani ndalohen të shiten nëpër bazat ushtarake amerikane në mbarë botën.

Më herët këtë vit, gjatë dëshmisë për tu bërë shefe e CIA-s, Gina Haspel dha një koment fals në seancën dëgjimore të Kongresit për efektin që ajo nuk do duhej të prekte dhe nuk do ti qëndronte afër produkteve të teknologjisë kineze, duke nënkuptuar rrezikun e sigurisë.

Ndalimi i Meng Wanzhout, drejtoreshës ekzekutive të Huaweit, të cilin mediat kineze e kanë denoncuar si barbar, i përshtatet këtij konteksti të konkurrencës tregtare. Çështja e pretenduar e sanksioneve iraniane është thjesht një mbulesë për arrestimin e saj. Madje edhe në këtë përballje, ndalimi i Meng është ndoshta një shkelje e të drejtave ndërkombëtare. Por çështja e vërtetë themelore është se Shtetet e Bashkuara po përdorin ligjshmërinë për të vënë përpara në mënyrë të paligjshme interesat e tyre ekonomike, të cilat më pas e bëjnë sjelljen amerikane dhe kanadeze edhe më të urryer.

Ne jemi shpesh herë dëshmitarë të sjelljeve të ngjashme prej te forti të Shteteve të Bashkuara. Pak javë më parë, administrata Trump goditi me sanksione bizneset ruse dhe iraniane për transportim të dyshuar nafte në Siri. Përsëri, ky ishte një rast tjetër i autoriteteve amerikane që përdorin ligjet e tyre për ti aplikuar jashtë territorit të tyre tek vendet e tjera që ata mendojnë se janë në shkelje.

SHBA gjithnjë e më shumë po i përdor përkufizimet dhe masat e saj ligjore sikurse është gjykatësi dhe juria e botës.

Në vitet e fundit, ligjvënësit amerikanë kanë krijuar një mori armësh ligjore, duke përfshirë Aktin Magnitsky, Aktin Global Magnitsky, Kundërshtimin e kundërshtarëve të Amerikës nëpërmjet Aktit të Sanksioneve, të cilat i japin Uashingtonit fuqinë e supozuar për të penalizuar çdo vend që e konsideron se është në shkelje të ligjeve të saj kombëtare.

Arbitrazhi i “drejtësisë” amerikane ka arritur në pikën kulmore ku Uashingtoni po kërcënon të gjitha kombet, duke përfshirë edhe aleatët e saj të supozuar europian, me dënime ligjore nëse nuk e mbajnë vijën e politikës së saj të caktuar.

Në lidhje me Iranin, administrata Trump është i vetmi vend që ka shkelur të drejtën ndërkombëtare kur doli në mënyrë të njëanshme prej marrëveshjes bërthamore të ratifikuar me Teheranin – Plani Gjithpërfshirës i Përbashkëti Veprimit i nënshkruar në vitin 2015 nga SHBA, Bashkimi Evropian, Rusia dhe China. Megjithatë, Trump po kërcënon të imponojë sanksione kundër vendeve, duke përfshirë edhe evropianët, të cilët vazhdojnë të bëjnë biznes me Iranin.

I njëjti mentalitet megalomanik zbatohet nga SHBA-ja në drejtim të Evropës në lidhje me blerjen e saj afatgjatë të gazit natyror rus. Uashingtoni po kërcënon kompanitë dhe qeveritë evropiane me sanksione për dyshimin se po bejne “tregëti me një kundërshtar”. Por motivi i pacipë është të sulmojë dhe dëmtojë gazin rus jashtë tregut të tij natyror, për t’i dhënë avatazh konkurues gazit natyror amerikan – një avantazh që sfidon ligjet normale të ekonomisë.

Me sa duket, kjo është e gjitha. Ekonomia amerikane nuk është më vitale, si një konkurrente globale e bazuar në meritat e veta. Dekadat e mungesave kronike të investimeve brenda shtepisë dhe ngritja e bizneseve jashtë vendit, kanë dëmtuar tërësisht çdo koncept të ekonomisë kombëtare amerikane. Trump po përpiqet ta ndryshojë atë nëpërmjet thirrjeve të tij nacionaliste dhe demagogjike si, “Amerika është e para” dhe “Ta bëjmë Amerikën përsëri të madhe”. Megjithatë Trump po përpiqet ta arrijë këtë ndryshim epik, jo nëpërmjet rigjenerimit të vërtetë ekonomik të vendit. Në vend të kësaj, Uashingtoni po përdor dhe po abuzon me mbulimin ligjor për sulme të paligjshme kundër interesave të ligjshme tregtare të kombeve të tjera.

Megjithatë, ky shfrytëzim flagrant banditesk i SHBA-së është një kute e rrezikshme e Pandorës. Arrestimi arbitrar i drejtuesve të një biznesi të huaj dhe përdorimi i sanksioneve dytësore do të minojnë besimin e biznesit global tek Uashingtoni. A do ta kenë radhën për tu arrestuar më vonë krerët e korporatave evropiane me dyshimin se po bëjnë biznes me Rusinë apo Iranin?

Më serioz është përkeqësimi i së drejtës ndërkombëtare dhe tensionet në rritje. Kina ka paralajmëruar se do të hakmerret për ndalimin e drejtoreshës së ekzekutivit të Huaweit. Tashmë po vijnë raportime se një ish diplomat diplomatik kanadez është ndaluar në Kinë. Supozohet se arrestimi është një veprim dhëmb për dhëmb.

Aktiviteti i paligjshëm që Uashingtoni bën për interesat e tij po e kthen globin në një xhungël të zhurmshme mosbesimi dhe pakënaqësie. Kaosi politik në Uashington, ku madje edhe presidenti akuzohet nga kundërshtarë të brendshëm për abuzim të normave demokratike, ka për tu shpërndarë kudo për të gllabëruar edhe pjesën tjetër të botës.

Pretendimi i dikurshëm i Amerikës për të qenë sherifi i botës sot ka marrë një kthesë makabre. Gjithnjë e më shumë në sytë e botës, ai është një shtet renegat që me absurditet po e justifikon kriminalitetin e tij me pretendimet e sundimit të ligjit./rt/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne