Në mbledhjen e Kolegjit të Kryetarëve, Lulzim Basha u shpreh se beteja e vërtetë për ta është për njerëzit dhe se nuk duhet të humbin kohë duke u marrë me problemet e opozitës.
Basha deklaroi më tej se nuk do të lejojë askënd që për interesa të vetat politike, të çojnë “ symbyllur demokratët symbyllazi në hullitë e non-gratave”.
Kreu i PD-së theksoi se “cilido që kërkon t’i bashkohet aleancës së kullës së korrupsionit është i lirë, por mos të mbajë flamurin e demokratëve apo të flasë në emër të tyre, por të flasë në emër të interesave personale apo të trekëndëshit të Bermundës”.
“Beteja e vërtetë nuk është me ta por për njerëzit. Sa më shumë kohë harxhojmë për njëri-tjetrin, aq më lart njerëzve do të jemi. Jemi të hapur, që do të thotë ti bëjmë të ndihen në shtëpinë e tyre në PD.
Unë nuk do lejoj askënd që për interesat politike kërkon të çojë demokratët symbyllazi në hullitë e non-gratave. Udha e mbarë i qoftë në bunkerin anti-amerikan, PD nuk e dëmtojnë prapë”, tha ai./BW