Udhëheqësi i Iranit thirrje vendeve muslimane: Ndërprisni marrëdhëniet me regjimin izraelit

Udhëheqësi i Revolucionit Islamik Ayatollah Sejjid Ali Khamenei u ka bërë thirrje vendeve muslimane që të ndërpresin marrëdhëniet e tyre politike dhe ekonomike me regjimin izraelit dhe t’i presin arteriet jetike të Tel Avivit. Ajatollah Khamenei i bëri komentet gjatë një takimi me përgjegjësit e kongresit të 24,000 martirëve të provincës së Teheranit.

Udhëheqësi kritikoi zyrtarët myslimanë për deklarata “të gabuara” në lidhje me luftën gjenocidale të Izraelit në Rripin e Gazës, duke thënë se ata ngrenë çështje të tilla si një armëpushim, i cili është jashtë kontrollit të tyre dhe është në duart e armikut të lig sionist.

“Çështja që është në duart e zyrtarëve të vendeve myslimane është që t’i presin linjat jetësore të regjimit sionist”, shtoi Ajatollah Khamenei.
“Vendet muslimane duhet të ndërpresin kontaktet e tyre politike dhe ekonomike me regjimin sionist dhe të mos e ndihmojnë këtë regjim.
Lideri pohoi se kombi palestinez do të dalë fitimtar pavarësisht vështirësive dhe sjelljes së papërshtatshme të autoriteteve të vendeve muslimane.
“Fitorja e popullit të Gazës është e sigurt dhe se ajo do të ndodhë në një të ardhme jo shumë të largët.”/gazetaimpakt/presstv

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne