Udhëtimi misterioz në Francë, vjen reagimi i Edi Ramës

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas akuzave të opozitës për vizitën e tij në Paris.

Ai komentoi po ashtu edhe situatën e krijuar pas përfundimit të afatit për Reformën Zgjedhore.

Kryeministri Rama në rrjetet sociale:

Unë s’jam në Francë po në Shqipëri qysh pardje! Kam shkuar pasditen e të premtes e jam kthyer mesditën e të shtunës për një vizitë informale të nivelit të lartë dhe “shpenzimet e luksit e të fundjavave jashtë” ua kam lënë atyre që të vetmen punë kanë të më shajnê ditë-natë! Pikë.

Sa për Reformën Zgjedhore dhe dizinformimet që vazhdojnë, do të presim edhe sot pa folur pasi kemi bërë pjesën tonë duke respektuar afatin 31 maj!

Sot kemi angazhuar edhe ushtrinë për operacionin e pastrimit të inerteve nga sheshet e Rindërtimit, ku shpejt do të nisin projektet😊

/tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne