Bota

Uebsajti izraelit: Veprimet e Asadit i kanë habitur shërbimet informative perëndimore

Një uebsajt izraelit duke folur për qëndresën mbi 6 vjeçare të presidentit sirian Bashar Asad, thekson se Asadi ka mundur të ruajë më së miri unitetin e ushtrisë siriane me aleatët e tij, Iranin dhe Hezbullahun.

Agjencia e lajmeve Fars thotë se pas kalimit të mbi 6 viteve të krizës në Siri, mund të thuhet prerë se llogaritë e imperializmit me në krye SHBA-të, të sionizmit me në krye Izraelin dhe të diktaturave arabe me në krye Arabinë Saudite kanë dështuar plotësisht. Llogaritë e këtyre tre palëve në lidhje me largimin e Asadit nga pushteti kanë dalë krejtësisht të gabuara. Ato pretendonin pa pushim se Bashar Asad i ka ditët e numëruara. Ndërkohë, një burim politik izraelit i ka thënë sajtit izraelit Velella se “ Bashar Asadi ka rezistuar aq shumë, saqë askush nuk e priste dhe nuk e kishte menduar”. Ky burim thekson se Asadi nuk u mjaftua me çlirimin e qyteteve bregdetare të Sirisë, por po përpiqet të clirojë të gjithë territorin sirian dhe gjatë gjithë kohës së konfliktit nuk është tërhequr nga Damasku dhe zonat përreth.

Ky uebsajt izraelit shton se veprimet e Asadit i kanë habitur shërbimet informative perëndimore sepse ai ka mundur të ruajë më së miri kompaktësinë dhe unitetin e ushtrisë siriane me aleatët e tij, Iranin dhe Hezbullahun duke mbrojtur rripin e sigurisë nga Damasku deri në qytetet bregdetare. Sigurisht, nuk kanë qenë të paktë funksionarët politikë që kanë pretenduar se Bashar Asad shumë shpejt do të rrëzohet nga pushteti. Ish presidenti i SHBA Barak Obama, në Tetor 2012 deklaroi: “Asad do të largohet brenda disa ditëve dhe populli sirian do të vendosë për të ardhmen e tij”. Ish kryeministri izraelit Ehud Barak, në vitin 2011 pretendoi: “Rënia e Bashar Asadit do të jetë një mirësi për Lindjen e Mesme dhe së shpejti Asadi do të përmbyset dhe kjo do të jetë një goditje për boshtin e Iranit dhe Hezbullahut”. Izraeli ka bërë shumë llogaritje për rrëzimin e qeverisë siriane dhe sot po e vazhdon këtë politikë, sepse interesi strategjik numër një i Izraelit është përmbysja e regjimit në Siri, sepse kjo do të dobësonte boshtin e rezistencës anti-sioniste në LM./ PT

OPINIONE

INTERVISTA