Ulsi Manja: Burgu i Grave të Tiranës do të transferohet në Pogradec

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka deklaruar se burgu i grave të Tiranës do të transferohet në qytetin e Pogradecit.

Ministri Manja deklaroi se ky vendim është marrë për shkak se sipas tij godina aktuale në zonën e Ali Demit ka pallate për rreth dhe nuk ka privatësi.

“Kushtet nuk janë të pabanueshme, as të vështira, aty janë zonjat, janë kushte optimale por jo aty ku duhet të jetë. Kur flasim për mundësinë e lëvizjes nga ky institucion i referohem një standardi që ka të bëjë me privatësinë.

Është diskutuar zhvendosja në Pogradec, ai institucion është drejt përfundimit të mobilimit dhe e kemi marrë në dorëzim brenda marsit përfundon me çelësa në dorë mobilimi i brendshëm. Kemi marrë edhe vlerësim të avokates se popullit në lidhje me standardet e atij institucioni, dhe besoj shpejt do të kemi një vendimmarrje për transferimin, Por do të jetë pasi të bëhet amnistia. Këtë institucionin këtu, pas transferimit të grave, do të jetë i joni, ligji na kërkon të kemi një burg të hapur.

Çdo i dënuar që i ka ngelur 6 muaj përpara se të bashkohet me familjen do ti krijohet mundësia të ketë burg të hapur, ditën të shkojë në punë dhe në darkë të kthehet në institucion. Do të jetë i joni dhe do të shërbejë për këtë qëllim. Jemi në konsultim me drejtorinë e burgjeve dhe ekspertët për ti dhënë zgjidhje gjithë sistemit.

Do të miratojmë shumë shpejt masterplanin e zhvillimit të institucioneve në Shqipëri deri në vitin 2030. Burgjet e trashëguara nga koha e komunizmit duhet gradualisht të mbyllen”, tha Ulsi Manja./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne