‘Unaza e re’, Kryemadhi kërcënon kompanitë: Mos u afroni te banesat

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka takuar sot banorët e Astirit, të cilët protestojnë prej 16 ditësh në mbrojtje të banesave, të cilat do të shembeshin në kuadër të projektit të Unazës së Madhe të Tiranës. Kryemadhi foli para mediave si ish-banore e kësaj zone.

Takimi mes kryetares së LSI-së dhe banorëve ka zgjatur rreth 1 orë, në të njëjtin ambient ku banorët ishin takuar gjithashtu me kryetarin e PD-së Lulzim Basha. Kryemadhi në takimin me banorët ka thënë se opozita qëndron qytetarëve pasi janë në të drejtën e tyre.

“Ndoshta me vonesë por me të vetmen arsyen që politika të qëndojë larg nga protestat që lindin nga shpirti i qytetarëve. Nuk kam pikën e dyshimit që janë në të drejtën e tyre dhe nuk kam pikën e dyshimit se Edi Rama vjedh paratë e shqiptarëve”, tha Kryemadhi.

Kryetarja e LSI-së deklaroi se Edi Rama ka spostuar rrugën në dëm të qytetarëve dhe projekti është devijuar kur bëhet fjalë për pronat e “klientëve të tij”. Ajo u bëri thirrje edhe tre kompanive që kanë marrë këtë tendër që të mos guxojnë që të prekin shtëpitë e këtyre banorëve, duke i cituar me emra.

“Kjo do të thotë se Edi Rama ka dy standarte, standartin e klientëve të vet dhe atë të fukarenjve që i nxjerr në rrugë dhe nuk merr asnjë përgjegjësi. Po u bëj thirrje edhe atyre tre kompanive, të mos guxojë tu afrohen shtëpive të qytetarëve”, tha ndër të tjera Kryemadhi.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne