UNESCO përgënjeshtron Kumbaron: S’na pyetët për ndërtimin në Butrint, e morëm vesh nga mediat

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, shpejtoi hapat pak ditë më parë në Asamblenë e PS-së, kur në dalje u pyet nga gazetarët, lidhur me ndërtimin e një bar-kafeje në Butrint, që ajo e quan “qendër multifunksionale” .

Kumbaro tha: “Patjetër që jemi konsultuar”.

Kumbaro ka thënë se ky ndërtim është në përputhje me rregullat, por pa e saktësuar se cilit ligj i referohet.

Ndërkohë që ekspertë të trashëgimisë thonë se ky ndërtim është jashtë çdo rregulli.

Ndërsa sot, “Shqiptarja.com”, ka publikuar një intervistë me drejtoreshën e Qendrës së Trashëgimisë Botërore në UNESCO, Dr. Mechtild Rössler, e cila ka mohuar që ministria jonë e Kulturës të jetë konsultuar me UNESCO-në.

Drejtoresha  sqaron se UNESCO e ka marrë vesh ndërtimin e kësaj qendre, nga mediat, dhe ka kërkuar informacion të detajuar.

Në vëmendjen tonë kanë ardhur disa artikuj nga media. Ne kemi kërkuar informacion shtesë më 9 Tetor 2017 nga autoritetet kombëtare përgjegjegjëse për ruajtjen e kësaj Pasurie Botërore nëpërmjet Delegacionit Permanent të UNESCO në Shqipëri. Qendra e UNESCO-s për për Trashëgiminë Botërore është njoftuar rreth aktivitetit për të cilin ju pyesni në fund të javës së shkuar. Ne më 9 Tetor 2017 këmi dërguar një letër tek autoritetet kombetare shqiptare përgjegjëse duke u kërkuar më shumë informacion të detajuar për këtë projekt.”-është shprehur Rossler.

/Hashtag.al

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne