Ungjillorët e Shqipërisë janë myslimanë

Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë (VUSH) zhvilloi Asamblenë e Përgjithshme zgjedhore, ku u miratua struktura e re drejtues për tre vitet e ardhshme. Ngjarja u shënua nga një organizim i rregullt dhe nga prezantimi i emrave të rinj që do të udhëheqin komunitetin.

Lista e drejtuesve të zgjedhur është si më poshtë:

  • Erion Sylari, kryetar
  • Alesio Sema, sekretar i përgjithshëm (rizgjedhur)
  • Agostin Bushgjoka, nënkryetar
  • Aida Haxhillari, nënsekretare (rizgjedhur)
  • Ilir Koçi dhe Ervin Geraj, anëtarë të Komitetit Ekzekutiv
  • Elizabeta Hoxha, sekretare e financave

Ajo çfarë vihet re është se dallimi mes komuniteteve nuk mund të gjendet as te emrat. Edhe në këtë asamble, mbiemrat e drejtuesve Sema, Haxhillari, Koçi, Geraj, Hoxha krijojnë atë ironin ku, pavarësisht përkatësisë fetare,  duken sikur i përkasin një feje tjetër që është Islami.

Vetëm në Shqipëri mund të kesh një asamble ungjillore me emra që, nga tingulli, i afrohen më shumë botës myslimane sesa asaj protestante perëndimore.

Asambleja u mbajt në prag të 133-vjetorit të themelimit të Vëllazërisë Ungjillore Shqiptare, formuar në Korçë më 1892 nga Gjerasim Qiriazi. Statutet e para të organizatës, të firmosura më 15 nëntor 1892, ruhen sot në Arkivin Qendror të Shtetit.

Ky kontrast mes përkatësisë ungjillore dhe emrave të traditës së përgjithshme shqiptare thekson edhe një herë se në Shqipëri, identiteti fetar shpesh nuk lexohet në emër dhe ndonjëherë ungjillorët duken më myslimanë nga tingulli i mbiemrave, sesa nga besimi i tyre./gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne