UNICEF: më shumë se 1700 fëmijë janë vrarë që nga nisja e luftës në Jemen

I dërguari i posaçëm i UNICEF-it në Jemen, njoftoi se që nga koha e nisjes së luftës në këtë vend mbi 1700 fëmijë janë vrarë.

Martiksel Rilano, përfaqësues i UNICEF në Jemen në një intervistë për kanalin Rusia Today tha se në Jemen që nga nisja e konfliktit janë vrarë 1721 fëmijë dhe 3 mijë të tjerë janë plagosur. Sipas tij vetëm në dy muajt e fundit në Jemen janë vrarë 37 fëmijë. Kjo është e vetmja statistikë zyrtare e organeve ndërkombëtare mbi vrasjen e fëmijëve në Jemen. Rilano tha se e vetmja mënyrë për t’i dhënë fund vrasjes së fëmijëve në Jemen është përfundimi i luftës në këtë vend. Ne prej të gjitha palëve të futura në konflikt në Jemen kërkojmë që të parandalojnë sulmet që vrasin fëmijët. Ne d otë përpiqemi tu vijmë në ndihmë civilëve mirëpo ekzistojnë probleme të shumta. Ne do të përpiqemi që ndihmat t’i dërgojmë nëpërmjet organeve jo qeveritare dhe popullore, tha në fjalën e tij Riano./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne