Hamas i kërkon Gutters t’i japë fund bllokadës në Gaza

Lëvizja e rezistencës islamike palestineze duke mirëpritur vizitën e sekretarit të përgjithshëm të OKB në rripin e Gazës prej tij kërkoi të përpiqet për t’i dhënë fund rrethimit dhe bllokadës së vendosur nga regjimi sionist ndaj këtij rajoni.

Hamas me anë të një deklarate mirëpriti vizitën e Antonio Gutters, sekretar i përgjithshëm i OKB në Gaza. Sipas Hamasit vizita e Gutters tregon për rëndësinë e rajonit të Gazës dhe për kushtet e rënda njerëzore që ekzistojnë në këtë rajon. Ditën e martë Fuzi Barhum zëdhënës i lëvizjes Hamas njoftoi për vizitën e Antonio Gutters në Gaza dhe prej tij kërkoi që gjatë kësaj vizite të takojë familjet e palestinezëve të burgosur në burgjet e Izraelit, të sëmurët, njerëzit e mbetur të pastrehë për shkak të agresioneve të Izraelit dhe të njihet me pasojat e rrethimit dhe bllokadës së vendosur nga regjimi sionist kundër Gazës. Hamasi gjithashtu i kërkoi kreut të OKB që të përpiqet tu japë fund vuajtjeve të 2 milion banorëve të Gazës të cilat janë shkaktuar nga bllokada e regjimit sionist. Përveç kësaj kjo lëvizje i kërkoi sekretarit të përgjithshëm të OKB që të ushtrojë presione mbi Izraelin që ky i fundit të ndërpresë veprimet kundër popullit palestinez dhe kundër simboleve islame dhe të krishtere dhe t’i japë fund shkeljes së të drejtave të të burgosurve palestinezë./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne