UNICEF: Vrasja e fëmijëve jemenas është krim lufte

Fondi i OKB për Fëmijët, sulmet e Arabisë Saudite kundër fëmijëve jemenas i cilësoi krime të pafalshme lufte.

Grant Berchard, zv/drejtor i UNICEF-it në Jemen, me anë të një deklarate theksoi se fëmijët jemenas dhe familjet e tyre po paguajnë një cmim të rëndë për agresionin dyvjecar të Arabisë Saudite kundër Jemenit dhe gjatë kësaj periudhe mbi 1500 fëmijë jemenas janë vrarë dhe mijëra të tjerë kanë mbetur të gjymtuar. Berchard dënoi ashpër sulmin ajror të Arabisë Saudite kundër pjesëmarrësve në një funeral në qytetin Erhab në provincën Sana ku 8 civilë jemenas u vrane dhe 10 të tjerë u plagosën, që të gjithë gra e fëmijë. Grant Berchard, zv/drejtor i UNICEF-it në Jemen tha se të tilla sulme janë pjesë e një tragjedie të vërtetë që përsëritet cdo ditë në Jemen, ku viktimat kryesorë janë fëmijët jemenas./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne