Unioni Botëror i Dijetarëve Myslimanë bëri thirrje mobilizimi në mbështetje të popullit palestinez

Kryetari i Unionit, Prof. Dr. Ahmed er-Raysuni, në deklaratën e bërë në uebsajtin e unionit, duke tërhequr vëmendjen se udhëheqësit e botës islame sillen të nxituar për të normalizuar marrëdhëniet me Izraelin, u shpreh me fjalët: “Udhëheqësit e botës islame duke u sjellë të nxituar për normalizim dhe duke qenë të zënë me përleshje, siguruan sjelljen e guximshme të armikut. Ka ardhur koha të mbështeten vëllezërit e popujve myslimanë dhe të vihemi në veprim për të mbrojtur të shenjtat e tyre”.

“Mesxhidi Aksa është në rrezik. Populli palestinez përballet me sulme dhe shtypje” tha Raysuni duke tërhequr vëmendjen se planifikohet që; të mbyllet Aksaja, të zhvillohen gërmime aty, të ketë zbatime për marrjen e kontrollit të mjedisit përreth, të hebranizohet lokaliteti, të fshihet identiteti islam dhe të ndërtohet e ashtuquajtura Shenjtore e Sulejmanit.

Ai bëri thirrje që dita e sotme (e premte) të jetë dita e solidarizimit me popullin palestinez dhe rikujtimit të Jerusalemit, Mesxhidi Aksasë dhe popullit palestinez.

Nga ana tjetër, në deklaratën e bërë nga ana e anëtarit të Unionit Botëror të Dijetarëve Myslimanë, Nevvaf et-Tekruri bëhet e ditur se unioni ka vendosur që dita e nesërme (6 prill) të shpallet dita e mbështetjes së Jerusalemit dhe Palestinës dhe duke shpallur solidarizim për popullin e atjeshëm, bëri thirrje për xhihad financiar.

Forcat izraelite bëjnë shpesh shkelje në Mesxhidi Aksa dhe fanatikët hebrenj, në shoqërimin e policisë, herë pas here hyjnë në oborrin e Mesxhidi Aksasë. Kjo gjendje bëhet shpeshherë shkak për përshkallëzimin e tensionit dhe përleshjes ndërmjet palestinezëve dhe policisë izraelite.

Mesxhidi Aksa, që ndodhet në Jerusalemin Lindor, të pushtuar nga Izraeli, ka veçorinë e kiblës së parë të myslimanëve./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne