Protestat e refugjatëve në Greqi, anulohen udhëtimet Athinë-Selanik

Në Athinë, kryeqytetin e Greqisë refugjatët që kërkojnë të shkojnë në vendet e tjera të Evropës, protestuan në Stacionin e Trenave Larissis të Athinës.

Rreth 200 refugjatë shkuan në mëngjes në terminalin e trenave me valixhe dhe çanta në duar dhe për shkak se hynë në zyrat në ndërtesë dhe u ulën në shina, u ndaluan udhëtimet me tren.

Shumë policë të dërguar në zonë morën masa sigurie përreth.

Në deklaratën e bërë nga Drejtoria e Stacionit të Trenit u njoftua se u anuluan udhëtimet Athinë-Selanik.

Sipas lajmeve në median lokale, pas lajmit të përhapur në median sociale se Evropa ka hapur kufijtë për refugjatët, refugjatët në Selanik, filluan të presin në mbrëmje përpara kampit Anagnostopulu në Divata për të kaluar në Maqedoninë e Veriut.

Policia ndërhyri ndaj rreth 500 refugjatëve, ndër të cilët edhe gra e fëmijë të cilët kërkuan t’i drejtohen kufirit të Maqedonisë së Veriut.

Ndërkohë që policia ndërhyri me gaz lotsjellës dhe bomba zhurmuese ndaj atyre që kërkuan të kalojnë kufirin, refugjatët u përgjigjën me gurë e shkopinj. Në ngjarje 3 veta u plagosën, një prej të cilëve polic dhe një peron u arrestua.

Nga ana tjetër bëhet e ditur se refugjatët në qytetet përreth janë duke shkuar në Selanik së bashku me familjet e tyre.

Me mbylljen e kufijve të rrugës së emigrimit në Evropë në vitin 2016, refugjatët mbetën të bllokuar në Greqi. Ata përpiqen të mbijetojnë në kushte të vështira në kampet ku janë vendosur.

Herë pas here jetohen tensione ndërmjet refugjatëve që kërkojnë të kalojnë në vend e tjera të Evropës dhe policisë, që nuk i lejon ata të kalojnë./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne