Universiteti i Al Az-harit, qendra më e madhe akademiko-teologjike e Islamit Sunnit, njoftoi se brenda shtatorit, do të tubon një Konferencë Ndërkombëtare për Jeruzalemin.
Qëllimi i Konferencës Ndërkombëtare është që institucione e organizma të rëndësishme të debatojnë mbi të tashmen dhe të ardhmen e Qytetit të Shenjtë, Jerusalemit, pas tensioneve të fundit ndërmjet muslimanëve dhe izraelitëve në Sheshin e Xhamive.
Thirrje për të mos mbetur indiferentë para dhunës
Në një deklaratë të botuar nga mediat egjiptiane, Universiteti Al Az-har i quan masat e shtetit izraelit për vendosur metaldetektorë në hyrjet e vendeve të shenjta – gjë që shkaktoi vështirësitë dhe protestat e muslimanëve – “të pabazuara në ndonjë parim humanitar apo qytetar”.
Konferenca e fundit me karakter ndërkombëtar, organizuar nga Universiteti al-Az-har, ishte ajo për paqen, në të cilën mori pjesë edhe Papa Françesku, më 28 prill të këtij viti.
Burimi: radiovatikan/ ML