Uragani Humberto godet Bermudet

Uragani Humberto ka goditur arkipelagun e Bermudeve, duke e lënë në errësirë.

Stuhia e fuqishme me erëra të forta dhe shi goditi këtë territor britanik ndërsa nga Qendra kombëtare amerikane për uragane thuhet se Humberto është shpallur uragan i kategorisë së tretë dhe lëviz me shpejtësi prej 193 kilometrave në orë.

Mediat lokale theksojnë se uragani shkëputi largpërçuesin ku si pasojë 80 për qind e vendbanimeve mbetën pa energji elektrike, gjegjësisht rreth 28 mijë banorë.

Për 70 mijë banorë është lëshuar paralajmërim që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre. Është anuluar mësimi në shkolla ndërsa nuk punojnë klinikat e as institucionet shtetërore.

Paralajmërohet se uragani mund të godasë edhe rajonin e Karolinës së Veriut në SHBA.

Uragani i kategorisë së pestë Dorian, i cili në fillim të muajit goditi Bahamet shkaktoi vdekjen e 50 personave. Mbi 1.300 persona janë zhdukur./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne