Uroj të gjithë vëllezërit tanë azerbajxhanas për çlirimin e tokave të pushtuara

Erdogan: (Marrëveshja mes Azerbajxhanit dhe Armenisë) Turqia do të marrë pjesë së bashku me Rusinë në forcat paqeruajtëse të përbashkëta që do të themelohet në rajon për të mbikëqyrur dhe monitoruar zbatimin e marrëveshjes. Memorandumi në lidhje me Qendrën e Përbashkët turko-ruse që do të krijojmë për kontrollimin dhe monitorimin e armëpushimit, u nënshkruar këtë mëngjes.

Erdogan: Pas kësaj me Azerbajxhanin do të jemi në bashkëpunim më të fuqishëm dhe më të afërt, do të ndërtojmë së bashku të ardhmen tonë të përbashkët.

Erdoğan: : Jemi të gatshëm të punojmë më afër me forcat aktive në rajon veçanërisht me Rusinë për ndërtimin e një Sirie të re që do të formësohet me vullnetin e popullit të vendit.

Erdoğan: Në rast se i jepet fund llastimit të palës greke dhe Qipros Greke në Mesdheun Lindor, mendojmë se për shkurt kohë do të jetë e mundur një marrëveshje e drejtë.

Erdoğan: Sinqerisht shpresojmë që një periudhë paqeje dhe qetësie të fillojë sa më shpejt në Siri, e ngjashme me atë si në Karabak. Për këtë fillimisht ka nevojë që të çaktivizohet regjimi dhe organizatat terroriste që kanë përgjakosur tokat e Sirisë.

Erdoğan: Si Turqi jemi të gatshëm ta bëjmë atë që na takon për rrënjosjen e paqes, qetësisë, sigurisë, prosperitetit në rajonin tonë.

Erdoğan: Pas zgjedhjeve në Amerikë, është e nevojshme që të hapen deri në fund kanalet e diplomacisë dhe pajtimit për të eliminuar pasigurinë që ka dal në pah në rajonin tonë. Me këtë mirëkuptim, do të vazhdojmë të përforcojmë praninë tonë në terren, por edhe përpunimin në mënyrë aktive të kanaleve diplomatike.

Erdoğan: Në një periudhë kur edhe vendet më të fuqishme dhe të pasura në botë tunden si një gjeth vjeshte, është tejet e natyrshme që Turqia të vazhdojë rrugëtimin me masa të duhura. Për këtë, në periudhën kritike që jetojmë, nëse ka nevojë nuk do të hezitojmë të bëjmë sakrifica si shtet dhe popull, të zbatojmë recetat e duhura edhe nëse janë të dhimbshme./AA

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne