Ushtaraku amerikan i kërkon të falur Turqisë për mesazhin në Twitter

Zëdhënësi i koalicionit ndërkombëtar të krijuar kundër DAESH-it nën udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), koloneli Sean Ryan, i cili është një përkrahës i organizatës separatiste terroriste PKK dhe ka shpërndarë në median sociale (Twitter) një postim me përmbajtje fyese kundër Turqisë, ka kërkuar ndjesë pas ndërhyrjes së autoriteteve turke.

Koloneli Sean Ryan kishte shpërndarë në Twitter mesazhin e postuar në një llogari pro PKK-së në median sociale (në Twitter) me përmbajtje fyese për Forcat e Armatosura Turke (FAT).

Pas reagimeve të shumta koloneli Ryane hoqi postimin skandaloz brenda një kohe të shkurtër dhe mbështetur në informacionet e marra nga burimet diplomatike ushtaraku amerikan ka kërkuar të falur pas ndërhyrjes së autoriteteve turke.

Në deklaratën që kishte bërë përmes llogarisë zyrtare në Twitter të koalicionit (ndërkombëtar kundër DAESH-it) koloneli Ryan kishte shkruar:

“Me autorizimin tim zyrtar kam postuar gabimisht një mesazh ofendues për Turqinë, një vend partner në koalicion dhe një partner me rëndësi kyçe në realizimin e misionit tonë për të mposhtur DAESH-in. Nuk kam dashur të ofendoj ndonjë. Ne kemi misionin tonë në çështjen e sigurisë së përbashkët dhe jemi të angazhuar në misionin tonë për mposhtjen e DAESH-it. Ju lutemi pranojeni faljen time”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne