Netanjahu: Po ndërtojmë raketa që shkojnë kudo

Kryeministri i regjimit sionist pohoi të hënën se ky regjim po ndërtonte raketa të afta për të sulmuar objektiva kudo.

Sipas Agjencisë së Lajmeve Fars, Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu tha të hënën se Tel Avivi po zhvillon raketa të afta për të arritur çdo pikë në çdo rajon të botës. Sipas gazetës izraelite Jerusalem Post, Netanjahu i cili po vizitonte industrinë izraelite të hapësirës ajrore, tha:  “Këtu janë duke u prodhuar raketa mbrojtëse që mund të arrijnë çdo objektiv kudo që ndodhet. Kjo është fuqia agresive e Izraelit, e cila është e rëndësishme për ne në të gjithë sektorët “. Kryeministri i regjimit sionist, i njohur për ekzagjerimin e aftësive ushtarake të ushtrisë izraelite, pretendoi se Izraeli po zhvillonte armë që nuk i kishte asnjë vend./PT

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne