Ushtarët e KFOR-it shkatërrojnë bilbordet me fotografitë e Putinit në Kosovë

Qytetarët e Leposaviqit thonë se ushtarët e KFOR-it kanë shkatërruar fotografitë e presidentit të Rusisë Vladimir Putin të vendosura nëpër bilborde në gjithë Veriun e Kosovës.

Qytetarët sot në mëngjes duke shkuar në punë janë ankuar në mediat serbe se ushtarët e KFOR-it kanë shkatërruar fotografitë e Putinit me grafite të ndryshme.

Qytetari Filip Fiqoviq nga veriu i Mitrovicës ka publikuar në llogarinë e tij në Twitter se natën e kaluar ushtarët e NATO-s kanë shkruar grafite mbi fotografitë e Putinit nëpër bilborde në afërsi të Mitrovicës në fshatin Ballaban.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne